Forum Qytetar në Njësinë Administrative Qendër, Vlorë

Mbledhja e Forumit Qytetar për përcaktimin e prioriteteve në Njësinë Administrative Qendër u organizua me 29 Mars 2019. 
Morën pjesë gjithsej 20 persona prej të cilëve 14 gra dhe vajza, përfaqësuese të fshatrave, të punesuar me profesione të ndryshme por edhe të papunë, gra fermere e kategori në  nevojë, si dhe kryetarë të 11 fshatrave dhe përfaqësues të NjA Qendër.
Në këtë takim pasi çdo banor plotësoi skedën e tij individuale u diskutua për çdo zë dhe u ra dakort se tre problemet më të mprehta që presin zgjidhje imediate janë: rikonstruksioni i rrugëve, furnizimi me ujë të pijshëm dhe mbledhja e rregullt e mbeturinave.

You may also like