Forumi Publik – POP 2019 Fier

Në datë 17.10.2019 pranë Sallës së Këshillit Bashkiak Fier, u organizua Forumi Publik me banorët e kësaj bashkie në kuadër të Projektit POP 2019.
Ky forum u organizua me pjesëmarrjen e të rinjve, shoqërisë civile, grupeve të interesit, qytetarëve e Anëtarëve të Këshillit Bashkiak Fier.
Qëllimi i këtij forumi ishte pasqyrimi i prioriteteve të nxjerra nga takimet e mëhershme nga banoret në fokus grupet e zhvilluara në njësite administrative të bashkisë Fier. Forume të organizuara dhe zhvilluara nga Qendra “Epoka e Re”
Kontrata u firmos nga Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, Kryetari i Këshillit të Bashkisë Vangjel Ndreka dhe Drejtoresha e Qendrës “Epoka e Re” Nevila Jahaj.

POP 2019 mbështetet nga Olof Palme International Center.

You may also like