Me Njësinë Administrative nr.3, Tirana përmbyll turin e takimeve

Tirana ka përmbyllur sot takimet me qytetarët në kuadër të nismës Përballja e Ofertave Politike POP 2019, nismë kjo që mbështet nga Olof International Palme Centre.
Në takimin e pasdites, ishim me banorët e njësisë nr. 3 Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 gra e burra të profesioneve të ndryshme. Në këtë takim kishte të pranishëm pensionistë, kryefamiljare me përkrahje sociale si dhe banorë të komunitetit Rom.
Gjatë diskutimit banorët e kësaj njësie administrative nxorën në pah disa prej shërbimeve të bashkisë të cilat janë të suksesshme por, gjithashtu listuan disa shërbime për të cilat prioriteti është i lartë sipas banorëve. Rregullimi i rrugëve dytësore, sistemimi një herë e përgjithmonë i bodrumeve të pallateve egzistuese të cilat janë burim papastërtish, strehimi social, ngritja e bibliotekës ishin disa prej prioriteteve të banorëve të njësisë administrative nr. 3 Tiranë

You may also like