Organizatat

Projekti “POP 2019” është një nismë e organizatave të shoqërisë civile në 10 rajone të Shqipërisë, mbështetet nga Olof Palme International Center Tiranë nëpërmjet financimit të Qeverisë Suedeze.

1) Gender Alliance for Development Center (GADC)

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) është një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare që vepron dhe punon në të gjithë Shqipërinë. QAGJZH është një zë për gratë shqiptare dhe një forcë për ndryshim. Organizata jonë punon për fuqizimin e grave dhe për të krijuar një të ardhme të barabartë dhe të drejtë për vajzat dhe gratë me të ardhura të ulëta në të gjithë Shqipërinë, duke u përpjekur për t’i nxjerrë nga varfëria dhe përjashtimi. 

Fushat kryesore tematike të ekspertizës së QAGJZH-së janë:

1- Mbojtja e te drejtave te grave në vendin e punës

2- Fuqizimi i qytetarëve për të monitoruar axhendën gjinore lokale

3- Rritja e përfaqësimit të grave në politikë dhe vendimmarrje

4- Promovimi i paqes dhe përpjekjet për t`i dhënë fund dhunës me bazë gjinore

5- Përmirësimi i të drejtave të grave në zona rurale

 

2) Shoqata për Integrimin e Zonave Informale (SHIZI)

Shoqata për Integrimin e Zonave Informale – SHIZI është një organizatë me bazë komunitare e themeluar në vitin 2007. Puna e SHIZI-t është përqendruar në mobilizimin e qytetarëve të zonave informale si qytetarë aktivë, në fuqizimin e grave të këtyre zonave në aspektin social dhe ekonomik, në edukimin e qytetarëve mbi rëndësinë e demokracisë pjesëmarrëse, si dhe nxitjen e tyre për tu përfshirë në mënyrë aktive në nisma në dobi të komunitetit ku ata jetojnë.

Aktivitetet kryesore të SHIZI janë fokusuar më së shumti në:

1- Promovimin e të drejtave të njeriut, parimeve demokratike dhe sundimit të ligjit në shoqëri;

2- Promovimin e të drejtave të grupeve vulnerabël të popullsisë;

3- Edukimin e banorëve të zonave informale me parimet e demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare;

4- Mbështetjen e komuniteteve të zonave informale për të lobuar me organet vendim-marrëse;

5- Përhapjen e metodave dhe për rritjen e kapaciteteve të grupeve në nevojë të popullsisë.

Misioni: Përmirësimi i kushteve të jetesës së grupeve me mundësi të pakta social ekonomike dhe nxitja e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje e cila ndikon direkt në një mirëqeverisje të orientuar drejt nevojave të qytetarëve.

 

3) Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim (RIAS)

RIAS, (Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim) është një organizatë jo fitimprurese qe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të rinisë shqiptare ndaj gjithë problematikave me të cilat ajo përballet.  

Tre janë shtyllat kryesore ku RIAS fokuson punën e vet:

1 – Angazhimi qytetar i të rinjve i fokusuar në aktivizimin e brezit të ri në zgjidhjen dhe përballjen e sfidave që ka rinia shqiptare. Me anë të nismave tona, ne synojme nxitjen, aktivizimin dhe krijimin e mundësive të reja për rritjen e kapaciteteve të të rinjve shqiptarë.

2- Arsimimi dhe edukimi i të rinjve shqiptarë. Të rinjtë shqiptarë gjithmonë e më shumë përballen me problematika që lidhen me formimin e tyre arsimor dhe akademik.

Krijimi i modeleve të bashkëpunimit të organizatave të rinjve si mundësi për punësim dhe vetpunësim.

Vizioni ynë është që të rinjtë shqiptarë të jenë aktorë më të fortë dhe të angazhuar në vendimarrjen dhe në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Target grupi i organizatës RIAS është rinia shqiptare.

 

4) Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Durrës (CSDS)

Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës promovon dhe mbështet zhvillimin e shoqërisë civile në rajonin e Durrësit përmes mbështetjes, mobilizimit dhe duke sjellë së bashku aktorët më të rëndësishëm nga shoqëria civile dhe qeverisja vendore. CSDC është shumë efektive në koordinimin dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të rajonit të Durrësit, duke u fokusuar tek të rinjtë dhe barazia gjinore. Nga shumë vite përvojë, CSDC ka ndikuar organizatat e shoqërisë civile dhe ka promovuar me sukses bashkëpunimin,  aktivizmin dhe rrjetet e organizatave të shoqërisë civile dhe pushtetit vendor. Përveç forcimit të grupeve ekzistuese të shoqërisë civile, qendra  inkurajon  dhe mbështet krijimin e organizatave të reja dhe grupet me bazë komunitare.

Së fundmi, struktura e re e ngritur DYM- Durres Youth Movement, ka marrë tiparet e një qendre rinore, e cila angazhon të rinjtë në vullnetarizëm ndaj komunitetit. KKR (Komisioni Këshillimor Rinor) i ngritur është më pranë proceseve vendim-marrëse në nivel lokal.

 

5) Organizata Epoka e Re

Qendra Rinore “Epoka e Re” organizon aktivitete dhe ofron shërbime për të rinj të moshës 14 – 29 vjec. Qendra është hapur në vitin 2005 me qëllim kryesor adresimin e nevojave të të rinjve pranë qeverisë lokale, fuqizimin e tyre për të ndërmarrë aktivitete dhe për t’u vetëorganizuar, në mënyrë që të bëhen një pjesë aktive në komunitet.
Epoka e Re beson në fuqinë e të rinjve për të vepruar si agjentë për ndryshim në shoqëri. Lidhur me këtë, qendra organizon dhe mbështet iniciativa të ndryshme rinore me qëllim përmirësimin e politikave vendore dhe qëndrore në cështje të tilla si; edukimi, shëndeti publik, mjedisi, të rinjtë, barazia gjinore, etj. Qëllimi i organizatës është mbështetja e procesit të ndryshimeve sociale, zhvillimit, progresit demokratik dhe përmirësimit të jetës së komunitetit, nëpërmjet bashkëpunimit me të rinjtë.

 

6) Intelektualet e Rinj, Shprese (IRSH)

“IRSH” është një shoqatë social-kulturore, e pavarur, jo-politike dhe jofitimprurëse e miratuar nga Ministria e Rinisë Kulturës dhe Sporteve të Shqipërise. Ne përfaqësojmë njerëz që shpresojnë të jenë Intelektualë si mësues, profesorë të Universiteteve, studentë, inxhinierë, avokatë, doktorë, ekonomistë dhe grupe të ndryshme nga OJQ.

Emri i shoqatës “Intelektualet e rinj, Shprese” kupton që ne kemi:

“SHPRESË” për të qenë Intelektualë të mirë

“SHPRESË” për të ndryshuar realitetin Shqiptar

“SHPRESË” për të promovuar shoqërinë civile Shqiptare.

 

7) Qendra Levizja Rinore Pukë

Qendra “Lëvizja Rinore për Demokraci” (LRD) është një organizatë joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitimprurëse, e cila është krijuar në korrik të vitit 2011. Qendra ka si synim kryesor mbështetjen e ndryshimeve të jetës shoqërore e publike si dhe zhvillimin e progresin demokratik e të jetës të komunitetit.

Vizioni: Qytetarë aktivë dhe të përfshirë në proceset e demokratizimit të jetës së komunitetit.

Misioni: Qendra “Lëvizja Rinore për Demokraci” kontribuon në përmirësimin e jetës shoqërore publike të komunitetit në Bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz nëpërmjet programeve të edukimit, ndërgjegjësimit, rritjes së kapaciteteve dhe avokimit.

Vlerat: Vullnetarizmi, Transparenca,  Bashkëpunimi,  Miqësorë me mjedisin, Jo-diskriminues

Projekti kryesor i qendres:  Jo vetëm lider të së nesermës por edhe partner të së sotmes 2012 – 2015, “Aktivizimi Rinor për demokraci vendore” 2016-2018, POP 2019 dhe buxhetimi me pjesmarrje 2019, mbështetur nga OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER dhe Sida Suedi

 

8) Qendra për Progres Rinor

Qendra per Progres Rinor, Kukes është një institucion i pavarur, jopartiak, jofitimprurës, studimor, kërkimor, edukativ dhe këshillues që ka për qëllim të mbështesë grupet rinore lokale formale dhe joformale në programet rinore; zhvillimin e inisiativave rinore duke punuar ngushtë me aktorët e ndryshëm për të nxitur shërbime cilësore për të rinjtë.

Veprimtaria e organizatës ka për qëllim dhe në fokus:

1- Mbështetjen e grupeve rinore formale dhe jo-formale drejt programeve rinore

2- Zhvillimin e inisiativave rinore dhe bashkëpunimin e ngushtë me aktorët e tjerë për të nxitur shërbime cilësore për të rinjtë;

3- Advokim për politika efektive rinore dhe përfshirjen e rinisë në programet vendore si dhe në qëverisjen e mirë;

4- Partneritet Vendor, Kombëtar dhe Ndërkombëtar

 

9) Qendra Rinore Vlorë

Qendra Rinore e Vlorës është një OJF që punon në rajonin e Vlorës, prej 1998, në interes të publikut duke respektuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Organizata bazohet në parimet e drejtësisë dhe solidaritetit social dhe ekonomik, të pjesëmarrjes demokratike në jetën e komunitetit, të promovimit të të drejtave civile, shoqërore dhe njerëzore si dhe në vullnetarizëm.
Promovojmë:  Vullnetarizmin; Integrimin social-ekonomik të grupeve rinore; Demokracinë lokale; Mundësitë e barabarta midis burrave dhe grave; Paqen dhe drejtësinë sociale; Institucionet e forta dhe mirëqeverisjen.

 

10) Levizja Mjaft

Levizja MjaftLëvizja MJAFT është një organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për shumë probleme politike dhe sociale me të cilat përballet Shqipëria. Vizioni i Lëvizjes MJAFT-së është arritja e një Shqipërie të mirëqeverisur me qytetarë aktivë, komunitete të forta dhe një imazh pozitiv në botë. Parimet bazë të Mjaft-it janë: demokracia, qytetaria aktive, mundësi për ndryshim, komunitete të fuqizuara, mundësi të barabarta, solidaritet, vullnetarizëm, dhe fuqia e pakundërshtueshme e debatit. Një demokraci e mirë, qeverisje të duhur dhe një shoqëri të begatë mund të ndërtohet vetëm nëse arrihet kërkesa dhe pjesëmarrja qytetare. Kështu, misioni i Mjaft-it është që të rrisë qytetarinë aktive, të forcojë ndjenjën e komunitetit, të promovojë qeverisje të përgjegjshme dhe të përmirësojë imazhin e Shqipërisë në nivel global duke: inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendim-marrje në nivel lokal dhe kombëtar; promovuar vullnetarizmit dhe përmirësimit të bashkëpunimit brenda komuniteteve; rehabilituar e konceptit të protestës.