Takim, Njësia Administrative Katund i Ri, Durrës

Banorë të Njësisë Administrative Katund i Ri, morën dje pjesë në takimin e fundit në kuadër të fokus grupeve me grupet e interesit. Të pranishmit
u njohën në detaje me nisëm që CSDC dhe organizata të tjera po organizojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

22 të pranishmit në këtë forum diskutuan mbi cështjet të cilat do të ngrihen më pas nëpërmjet një letrë politikash dhe pakti social për njësinë e tyre administrative të Bashkisë së Durrësit.

Pjesëmarrësit ngritën si cështje më prioritare cështjen e rrugëve dhe të ujit të pijshëm. Një cështje që u theksua më së shumti ishte rindërtimi i shkollës ekzistuese të mesme dhe në mënyrë shumë urgjente të kopshteve dhe cerdheve në zonë. Ketyre problematikave u shtua edhe ajo e koshave të mbetjeve dhe problematikave të kanaleve kulluese.

You may also like