Takim, Njësia Administrative Manëz, Durrës

Date 27.03.2019 –Njësia Administrative Manëz, Durrës

Me datë 27 Mars 2019 u mbajt forumi me perfaqësues të ndryshëm të Njesisë Administrative Manez në Bashkinë e Durrësit, në këtë takim morën pjesë 20 pjesëmarrës, banorë, nxënës por edhe prindër.

Të pranishmit theksuan se cështje më prioritare për zonën e tyre ishte pjesa e rrugëve dhe ndricimi në lagje të ndryshme të zonës. Kur flasim për problematika ato janë të shumta, por theksi bie gjithmonë mbi rrugët, shkollat të cilat mund të ekzistojnë si emër, por jo si godinë e për mos folur për kushtet që kanë këto shkolla.

Për ta pjesa e informimit dhe marrjes së dokumentave nga Njësia Administrative, por edhe nga Bashkia Durrës ishte një peripeci që ata e kanë hasur që me ndarjen e re territoriale. Në zona të tilla ka dhe mungesë informacioni dhe mbështetje për fermerin.

You may also like